Reagon Xhelal Mziu: Asllan Dogjani, një gjysmë deputeti, që nuk u bë...

Reagon Xhelal Mziu: Asllan Dogjani, një gjysmë deputeti, që nuk u bë kurrë demokrat!

224
0
Shares

Xhelal Mziu , kryebashkiaku i Kamzës ka reaguar pas një statusi të bërë pak ditë më parë nga Asllan Dogjani.
Ai e ka cilësuar Dogjanin një gjysmëdeputeti që nuk bëhet kurrë demokrat.

STATUSI I PLOTË

Ka folur si Sekretari i Parë i PPSH kundër grupit armiqësor “Kamza” si gjerdani blu i PD. Nuk e ngriti zërin kundër qeverisë për hallet e qytetarëve të Kamzës.
Një pyetje: Nga kush mori urdhër për të reaguar pikërisht në këtë çast? Suksese në jetë! Nga reagimi i disa demokratëve ndaj një statusi në rrjetin social FB të gjysmë deputetit, lexoj atë se çfarë ka shkruar dhe madje të shoh edhe murin e tij në FB!
Gjysmë deputeti i blerë me klering për një votë (2013), i shitur apo i falur nga PS-ja, edhe pse i mandatuar nga demokratët e Kamzës, i sulmon ata dhe mua për rezultatin spektakolar të arritur në zgjedhjet e 25 qershorit, jo vetëm krahasuar me zgjedhjet e kaluara, por edhe krahasuar me çdo degë të Partisë Demokratike në Shqipëri. Gjysmë deputeti ka folur si Sekretari i Parë i PPSH kundër grupit armiqësor “Kamza” (si gjerdani blu në Shqipërinë e kuqe).
Gjysmë deputeti më sulmon mua (kryetar i Bashkisë dhe kreu i PD), që nuk kam marrë rezultatin e kërkuar dhe hedh një lumë akuzash të pabaza ndaj meje e PD-së, por asnjë fjalë s’ka për qeverinë e krimit, të korrupsionit, të drogës dhe të blerjes së votës.
Kamza, si asnjë qytet tjetër, vazhdon që të jetë blu, falë punës së strukturave të PD-së, por edhe punës sime, për shkak të rolit të dyfishtë si kryebashkiak dhe kryetar i PD-së. Kamza mori 4.823 vota më shumë se PS. Dega e PD Kamëz ka marrë 53% të votave në raport me PS + LSI ose 4% më shumë se viti 2013, kur rezultati i PD në shkallë vendi ishte në shifrën 29%. Më datë 25 qershor nuk kishim zgjedhje, por blerje dhe tjetërsim të votave, për shkak të përdorimit të parave të korrupsionit dhe të drogës. Mijëra qytetarëve në të gjithë Shqipërinë, por dhe në Kamëz u janë blerë votat ose u janë marrë kartat kundrejt pagesës për të mos marrë pjesë në votim. Këtë e dinë të gjithë, veç gjysmë deputetit, të cilit akoma i duket vetja nën drejtimin e socialistëve të Kukësit, duke protestuar tek tuneli dhe Rruga e Kombit apo organizatori i 21 Janarit që u konvertua në demokrat me votat e Kamzës, por në asnjë moment nuk i justifikoi ata për të ngritur zërin për:
Mijëra qytetarë të futur në burg për shkak të lyerjes së shtëpisë ose ndërrimit të tjegullave.
Mijëra qytetarë të futur në burg për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë elektrike.
Mijëra familje të hequra padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.
Mijëra qytetarë të ngelur pa punë për shkak të largimeve politike ose falimentimit të bizneseve
për shkak të taksave të larta nga qeveria.
Mijëra familje të ikura jashtë për shkak të humbjes së shpresës nga qeveria.
Rreth 150 projekte të dërguara nga Bashkia për ndërtim rrugësh, rivitalizim qendrash urbane,shkollash, kopshtesh, çerdhesh, ujësjellës, kanalizimesh, tregjesh etj., por që në 4 vite zero financime pati nga qeveria “Rama”.
Edhe pse qyteti i 5-të në Shqipëri, jo vetëm zero investime pati nga qeveria, por një qytetar i Kamzës ka marrë 35,5 herë më pak lekë sesa mesatarja e Shqipërisë. Por pavarësisht këtij persekutimi dhe mungesës së zërit për të justifikuar votat e marra, Kamza ka ndryshuar ndjeshëm, madje edhe këto dy vitet e fundit si asnjë qytet tjetër.
Kemi aplikuar një politikë fiskale për të stimuluar rritjen e biznesit dhe të numrit të të punësuarve në sektorin privat. Kemi një paketë fiskale, ku qytetarët paguajnë të paktën dy herë më pak se ata të Tiranës. Me këto taksa dhe tatime janë bërë mbi 60 investime për rivitalizimin urban në Paskuqan,
bulevardin “Demokracia”, bulevardin “Donald J. Trump”, me dhjetëra rrugë të tjera, kanalizime, ujësjellës etj. Vetëm në zonën e Paskuqanit po bëhen investime më shumë se 25 vitet e marra së bashku, edhe kur ishte kushëriri i shokut deputet, i cili ka dy palë zgjedhje që punon për mazhorancën aktuale bashkë me beniaminët e tij.
Por gjysmë deputeti anonim asgjë nuk ka thënë sa më sipër, kur në këto dy fushata është munduar për të ardhur në Kamëz vetëm për fotot e çastit kur ishte lidershipi. Në zgjedhjet e 2015-ës, por edhe të 2017-ës ata pak njerëz të tij kanë votuar koalicionin qeveritar, por nuk arriti të impononte të tjerë. Ndërsa në Paskuqan për shkak të kushëririt ish-kryetar, por edhe të strukturës komunale dhe partiake dëmin e ka bërë më të madh.
Një pyetje: Nga kush mori urdhër për të reaguar pikërisht në këtë çast ndaj gjerdanit të
artë të Partisë Demokratike?
Të uroj suksese në jetë!

Nje dite me pare deputeti i PD-se, Asllan Dogjani akuzoi bashkine e kamzes se ka nje renie te numrit te votave te PD ne kete bashki krahasuar me vitin 2013.

Ja mesazhi i Dogjanit:

Flamur!

Te falenderoj shume per mesazhin, respekte per ju dhe per punen tuaj ne kete fushate elektorale per fitoren e Partise Demokratike.

Keni bere nje pune te shkelqyer, i thjeshte i perkushtuar shume komunikues me njerezit.

Fale punes tuaj dhe punes se drejtuesve te strukturave, anetareve te thjeshte te Partise Demokratike, me shume mund arritet te merrnit kete rezultat me 4800 vota para ne Kamez dhe rreth 1200 ne Paskuqan…

Ju nuk u lodhet kurre, shkuat dere me dere respektuat gjithesecilin qe takuat.

Per punen qe bete, do isha i sigurt se rezultati do te ishte 15 mije vota para dhe jo me tre mije mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez.

Apo po ta krahasosh me koalicione, ne si Parti Demokratike kemi marr rreth 7 mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez, e Paskuqan perball PS+LSI.

Per here te pare, marrim vetem 800 vota me shume se PS+LSI, krahasuar me rreth 9000 vota ne vitin 2013 Kamez + Paskuqan.

Por ky rezultat, nuk ka ardhur per shkakun tuaj, as per per mungesen e punes se strukturave, apo anetareve te thjeshte te Partise Demokratike, por ka ardhur si rezultat i abuzimit me qytetaret nga ana e drejtuesve te bashkise.

Ne Kamez, nje qytetar nuk mundi te merrte dhe te marre nje certifikate per te aplikuar per ndihmen ekonomike pa paguar taksat qe nga viti 2007, pavaresisht se eshte i varfer, i papune apo invalid… Megjithese taksat i kishim premtuar per ti falur ne zgjedhjet e vitit 2015.

Personave me aftesi te kufizuar(invalideve) nuk u jepet paga pa paguar taksat….

Ne Paskuqan dhe ne Kamez, duhet te paguash faturen e ujit pa patur uje ne shtepi, edhe kur ujin e ke siguruar me pus.

Duhet te paguash faturen e kanalizimeve te ujrave te zeza, kur nuk ke kanalizime fare dhe ujrat i mbledh me grope septike…

Taksat e biznesit jane pothuajse me te larta se ne Tirane..

Edhe aty ku uji vjen dy ore ne dite ta nderpresin kur nuk ke mundesi ta paguash faturen se je i varfer…

Duhet te paguash faturen e ujit aq sa mendon bashkia dhe jo aq sa shpenzon qytetari

Per te marr nje leje per te ndertuar apo riparuar shtepine, nuk shpeton dot pa paguar ryshfet…
E shume probleme te tjera, qe jam i sigurt se ty Flamur ti kane thene qytetaret…

Jam i sigurt se kudo ke degjuar qe do ta japim voten se jemi me Sali Berishen e Partine Demokratike, por sa here bie shi na mbyten shtepite vetem se nuk pastrohen kanalet kulluese shto edhe ankesat e tjera te cilat i permenda me lart.

Edhe njehere dua te falenderoj ty per punen e shkelqyer qe ke bere, anetaret, drejtuesit e strukturave, qytetaret e Kamzes dhe te Paskuqanit per mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj Partise Demokratike.

Por ka ardhur koha qe ate mbeshtetje qe na e kane dhene qytetaret, tu perkthehet te pakten me respekt e komunikim njerezor me ta.

Ka ardhur koha qe te mos abuzojme me ta me mendimin se Kamza e Paskuqani eshte e jona dhe voton per ne …

Ka ardhur koha ta ngrejme zerin te gjithe , te flasim hapur, te mos heshtim kur abuzohet me qytetaret, kur pushtetaret sillen si cifligar dhe ti mbrojme nga abuzimi i shtetit dhe pushtetit…..

Une do ta beje nje gje te till, do jem gjithmone ne mbrojtje te te drejtave, lirive dhe interesave te qytetareve te Kamzes e Paskuqanit dhe gjithe Shqiperise dhe jam i sigurt se dhe ju do ta beni dhe gjithe demokratet e ndershem nuk do heshtin…

Fotografia e Flamur Hoxha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY