QERSHOR/ Administrata e Arsimit pa rroga, institucioni është bllokuar nga DAP

QERSHOR/ Administrata e Arsimit pa rroga, institucioni është bllokuar nga DAP

72
0
Shares

Me dhjetëra punonjës të Ministrisë së Arsimit nuk kanë marrë pagën e muajit qershor që si rregull hidhet në bankë në ditët e para të korrikut.
Shkak për këtë është bërë përplasja politike mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni Plarent Ndreca.
Në një deklaratë për mediat ministrja e PD distancohet dhe bën përgjegjëse Departamentin e Administratës Publike.
Karabina përmes një njoftimi për mediat thotë se “në mënyrë të qëllimshme, institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017.
Pavarësisht informimit të të gjithë instancave të larta shtetërore, të cilat janë përgjegjëse për zhbllokimin e situatës, kjo problematikë absurde po vijon të mbetet e njëjtë.
Burokracia e administratës dhe manifestimet e ngjyrimeve politike nuk duhet të prekë pagat e punonjësve të administratës shtetërore.
Bëj një apel institucional për angazhimin e të gjithë aktorëve të ngarkuar nga ligji, për të dhënë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të krijuar artificialisht.
Si Ministër i Arsimit dhe Sportit distancohem nga apatia e krijuar mes Departamentit të Administratës Publike dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave që nuk sjell zgjidhje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY