Zgjedhjet në PD, Basha e Selami bashkë në fushatë

Zgjedhjet në PD, Basha e Selami bashkë në fushatë

58
0
Shares

Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të nisin të mërkurën fushatën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Nga ana organizative, fushata nuk do të ndryshojë shumë nga ajo e 4 viteve më parë; një bashkëbisedim me strukturat e Partisë Demokratike në 61 njësitë administrative, si një hap i parë për analizën e humbjes dhe mundësitë e ringritjes.
Por, kjo fushatë do të ketë një risi. Dy kandidatët, Basha dhe Selami kanë rënë dakord që në disa prej degëve të Partise Demokratike ata të dalin së bashku përpara demokratëve, pjesëmarrja e të cilëve në zgjedhjet e 22 korrikut konsiderohet si një mesazh i rëndësishëm për mbështetjen e kryetarit të zgjedhur me parimin “një anëtar, një votë”.
Rregullave të këtij procesi i ka shërbyer edhe vendimi i Komisionit të sapozgjedhur për operacionet elektorale.
Kryetari Jemin Gjana publikoi detaje nga vendimi i parë i këtij komisioni, i cili rregullon procedurat e votimit, vendvotimet, si dhe kohen e miratimit te listave te votuesve demokrate.
Komisioni për operacionet elektorale u ka dhënë të drejtë kandidatëve të kenë nga një përfaqësues në çdo qendër votimi si garanci për mbikëqyrjen e procesit të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY