Reagon zëdhënësja e PD: Janë përhapur “Fake News” për mbledhjen e Kryesisë

Reagon zëdhënësja e PD: Janë përhapur “Fake News” për mbledhjen e Kryesisë

49
0
Shares

Pas mbledhjes ditën e djeshme të kryesisë së PD ka reaguar edhe zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”. Lidhur me lajmet e publikuara në media për votimin që u bë mbrëmjen e djeshme në Kryesinë e PD-së, Zhupa i quan ‘fake news”. Më tej Zhupa thotë se nuk e kupton dot nga e kane burimin në një kohë që anëtarët e PD që nuk mbështesin Bashën, kanë dalë me emër dhe me mbiemër dhe kanë treguar lidhur me votimin e djeshëm.
Postimi i plotë i Ina Zhupës

Fake News mbi votimin në Kryesinë e PD

Më vjen shumë keq kur shikoj të përhapur një lajm fallse që nuk e kuptoj dot nga e ka burimin. Ndjej si detyrë të informoj se dje në mbledhjen e kryesisë, pjesë e të cilës jam edhe unë kemi zhvilluar disa votime. Votimi i parë dhe ai që është përhapur si FAKE NEWS ishte propozimi i anëtarit të kryesisë Gent Malko i bërë edhe publik. Ky propozim u hodh në votim nga treshja drejtuese e kryesisë. Në këtë votim rezultati ishte:
24 Kundër propozimit te Z. Malko
11 Pro propozimit të Z. Malko
10 Abstenime
Pa dashur të bëj publike emrat e anëtarëve dhe votën se nuk është detyra ime, desha të bëj me dije që çdo lajm që flet për rezultat abstenues është i pavërtetë. Interpretimet e këtij rezultati të vërtetë po ja lë gjithsecilit ti bëj. Një gjë është e sigurt PD sapo ka hapur një garë, e cila duhet të na forcojë, të na bashkoj dhe të na japi mundësi të ecim përpara. Fituesin e përcakton anëtarësia e partisë sipas parimit: Një anëtar, një votë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY