Patozi deklaron sërish: Jam kandidat për kreun e PD

Patozi deklaron sërish: Jam kandidat për kreun e PD

51
0
Shares

Edhe pse mbledhja e kryesisë nuk ka aprovuar merin e Patozit në garën e kryetarit të PD-së, ai ka deklaruar sonte në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës se është në garë.

“Unë vazhdoj dhe do të jem kandidat i PD-së për aq kohë sa do të ketë garë. Ne do të bëjmë përpjekjet tona. Duam te fusim në shina procesin statutor. Kjo është më keq se farsë sepse nuk mendoja se do të arrinte deri në këtë pikë. PD është në një moment shumë kritik. Është humbja më e rëndë që ka pësuar në 27-vjet.  Për fat të keq kjo po merr dhe nuanca groteske. Është një gjë që nuk e parashikoja mospërfshirjen time në garë. Nuk ka qenë një rregull që duhet të kisha një paraqitje me dosje.  Unë shpalla gatishmërinë time për të kandiduar për kryetar. Sipas meje unë kisha disa kushte minimale që kam të drejtë të kandidoj. PD nuk mund të mbërrinte kurrë në këtë pikë. Ajo që mund të them sot është se sikur është serioze situata në PD por aq serioze është dhe nisma ime dhe e mijë demokratëve. Vendimi statutor është i pandershëm dhe i pabesë.  Mos marrja e përgjegjësive është një fyerje shumë e madhe. Basha do të futet një garë që ta kontrolloje ai vetë”, tha Patozi.

Fill pas mbledhjes së kryesisë ka reguar edhe deputetja Majlinda Bregu duke thënë se PD ka nevojë për analizë dhe jo garë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY