FOTO/ Ja kush është inxhinieri nga Tirana i aksidentuar për vdekje me...

FOTO/ Ja kush është inxhinieri nga Tirana i aksidentuar për vdekje me motor në Himarë

133
0
Shares
Foto Ilustruese

Inxhinieri informatik Klajdi Shehu humbi jetën sot në një aksident në Himarë. Ai humbi kontrollin e motorit, një “Hamer” me targë TR 440 H, duke u përplasur me shtyllën anësore të rrugës. 39-vjeçari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Shehu mësohet se jetonte në Tiranë, ku ushtronte profesionin e inxhinierit informatik një nga më të mirët e fushës së tij në vend. Ai ishte shumë i pasionuar pas motorëve. Klajdi Shehu ishte i martuar dhe baba i një vajze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY