Himarë, motori përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi 39-vjecar nga Tirana

Himarë, motori përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi 39-vjecar nga Tirana

75
1
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Himarë.
Burime nga Policia vendore bënë të ditur se një i ri rreth orës 02:05, në Himarë, duke udhëtuar me motor tip “Hamer” me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.
Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket 39-vjeçarit me inicialet K. Sh., banues në Tiranë.
Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY