Genc Ruli: Protesta e çadrës e ngriti PD

Genc Ruli: Protesta e çadrës e ngriti PD

56
0
Shares

Ish ministri Genc Ruli tha sot se protesta e cadrës ishte një protestë që i bëri shumë mirë PD. “Protesta e cadrës e ngriti PD dhe  bëri gati për zgjedhje. Kjo protestë ishte shumë e rëndësishme dhe ndihmoi ringritjen e  PD dhe ndërkohë dhe të profilit të Bashës”, tha Genc Ruli ne nje interviste per abcnews me gazetarin Endri Xhafo. Një ndër kritikët më të ashpër të Bashës pas zgjedhjeve, Ruli tha se ka qenë kundër hyrjes në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Për të marrëveshja Rama-Basha ndihmoi Ramën por jo Bashën.

Në vijim të bisedës Ruli theksoi disa nga arsyet që lidhen me humbjen e PD-së. Ai tha se nga 5 persona që bojkotuan zgjedhjet, të paktën 3 ishin demokratë, ndërkohë që theksoi se zgjedhjet ishin blerë ndërkohë nga Rama dhe Meta që para protestës së cadrës.

Ruli kerkoi nga ish-kryeministri Berisha te nderhynte per krijimin e nje situate te pranueshme ne PD pasi tani ka shume poralizim mes grupeve te saj. Sic tha ai Berisha ka shume ndikim ne kete parti dhe ai mund ta risjelle ate ne nje situate normale jo duke u kthyer si kryetar por si njeri qe i degjohet me shume se askujt tjeter fjala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY