EMRAT/ Vlorë, lëviznin të armatosur, policia arreston dy të kërkuarit

EMRAT/ Vlorë, lëviznin të armatosur, policia arreston dy të kërkuarit

47
0
Shares

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia gjatë kontrolleve në rrugë. Burime zyrtare thanë se arrestimet e tyre janë bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Rreth orës 03:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë, janë kapur dy persona të cilëve u janë gjetur në trup 2 pistoleta të llojit “TT”, pa leje.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të:
Paris Sulejmani, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Olsi Koçeli, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy persona rezultojnë të shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “arrest në burg” për “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” në ngarkim të Paris Sulejmanit.
Ndërsa Olsi Koçeli kërkohej për “plagosje të rëndë nga pakujdesia” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY