VIDEO & FOTO GALERI/ Shkodër, policinë “e zë gjumi” arratiset vrasësi i...

VIDEO & FOTO GALERI/ Shkodër, policinë “e zë gjumi” arratiset vrasësi i mjekut

107
0
Shares

Autori i vrasjes së mjekut në Shkodër ia ka dalë të arratiset. Megjithëse zona ishte e rrethuar nga forca të shumta të Policisë Vendore dhe forcat speciale, Dritan Ymeri është arratisur dhe kjo është zbuluar vetëm kur kanë ndërhyrë efektivët e policisë.
Mjeku Ilir Aliaj u qëllua për vdekje nga Dritan Ymeri rreth mesnatës midis të premtes e të shtunës.
Paraprakisht, mësohet se motivi i krimit lidhej me konflikte pronësie.

 
Informacioni i plotë i Policisë

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për një vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “ish-Dekori”.
Me marrjen e njoftimit,  shërbimet e Policisë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:
Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I. A., dhe D. Y., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I. A., ku si pasojë e të shtënave  ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.
Autori i dyshuar shtetasi D. Y., sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë,  e cila  është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e FNSH.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY