Incidenti me një shofer te PD, flet Selami: Një moment i pakëndshëm

Incidenti me një shofer te PD, flet Selami: Një moment i pakëndshëm

67
0
Shares

Atë që të tjerët e quajnë kërcënim, Eduard Selami e ka konsideruar një incident. Duke folur ne top story te Sokol Balles ne Top Channel,  lidhur me incidentin që ndodhi përpara konferencës për shtyp ai e përshkori atë si një moment të pakëndshëm.

“Pati nje incident te pakendshem sot në Seline e Partise Demokratike qe une me vone e mesova se kush ishte. Megjjthate une do shoh perpara dhe e rendesishme eshte gara ne PD”, tha Selami.

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami eshte perfshire ne nje incident ditën e sotme në ambientet e brendshme të selisë blu.

Një person që disa media e kanë identifikuar si  Alfred Dollapi i është drejtuar Selamit, pak minuta pas konferencës për shtyp duke i thënë se nuk ka punë në selinë e PD..

“Çfarë pune ke ti këtu, ça do këtu? Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu?”, i është  drejtuar shoferi i deputetes kandidatit për kryetar partie Eduard Selami.

Selami ka ruajtur qetësinë nga e gjithë kjo situatë, dhe debati duket të ketë mbaruar aty.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY