QARKU I PARË/ Fillon “braktisja” e Transmetimeve Analoge të TV, nga 3...

QARKU I PARË/ Fillon “braktisja” e Transmetimeve Analoge të TV, nga 3 korriku vetëm Transmetime Numerike Dixhitale

123
0
Shares

Fillon “braktisja” e epokës së Transmetimeve Analoge të TV. Nga 3 korriku, aparatet televizive do të ofrojnë vetëm Transmetime Numerike Dixhitale,
Njoftimin e rëndësishëm e bënë Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i cili saktëson se qarku i parë që do të “përqafojë” këtë risi, do të jetë Berati.
“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në zbatim të ligjit nr. 97/2013 ‘Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar dhe Strategjisë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02. 05. 2012, njofton se procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të vijojë në qarkun e Beratit, datë 3 Korrik 2017. Ky është afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark.
Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen për të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.
Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 3 Korrik 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark”, sqaron zyrtarisht AMA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY