Ilir Meta: Tahiri të kontrollohet për substanca që të japin një fuqi...

Ilir Meta: Tahiri të kontrollohet për substanca që të japin një fuqi artificiale

69
0
Shares

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta kërkoi sot një test special për ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri që ka të bëjë me përdorimin e substancave që sipas Metës të japin fuqi artificiale.

 

Duke folur në një intervistë në emisionin “Arena” në RTV Ora Neës me gazetarin Dritan Hila, Meta komentoi edhe deklaratëne  tij për armatosjen e popullsisë.

 

Hila: Që kur u futët ju në ring fitoi kripë dhe shqeqer fushata. Ka pasur kostot e veta. U shkarkua zv/ministri i LSI. Rama ka deklaruar në VOA se çfarë donte Ilir Meta, ja dhamë të gjitha. Pse u futët?

 

Meta: Unë në këtë fushatë hyra në këtë formë, mënyrë, me këtë ritëm falë një marrëveshje kundër zgjedhjeve, marrëveshje personale që bëri Rama më Bashën për 3 orë në errësirë.Për fat të keq në vend të arrinin një marrëveshje për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike vendosën së bashku të merren vesh sesi do të përpiqen të ruajnë në mënyrë antidemokratike monopolin e dy forcave që përfaqësojnë apo kanë trashëguar në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të popullit dhe realitet politik dhe elektoral sot në Shqipëri. Marrëveshja e tyre për të krijuar një Task-Forcë që funksionon si Gestapo në kundërshtim me ligjet e shtetit dhe Kushtetutën, me statusin e nëpunësit civil, e cila përdoret për të frikësuar administratën dhe jo për të garantuar mospërfshirjen e saj në fushata politike.

Fakti që në këtë Task-Forcë nuk është as Ministrja e Integrimit Europian që duhet të ishte patjetër, sepse çështja e zgjedhjeve është çështje kyçe për ecurinë e   integrimit, çështja e administratës publike është çështje kyçe për këtë reformë. Fakti që u përpoqën ti vononin KQZ një vendim totalisht të paligjshëm në kundështim me kodin dhe vetë vendimet që ka marrë KQZ në 2015 për ti hequr mundësinë LSI që të kishte numërues në gjithë vendin me qëllim frikësimin e votuesve jo vetëm të LSI por të gjithë të tjerëve që vota e tyre do të ishte e pasigurtë, e pavlefshme, që ose të rrinin në shtëpi ose të shkonin dhe t’ua jepnin një prej këtyre dy partive.

 

Hila: Kanë arritur të frikësojnë LSI dhe elektoratin e saj?

 

Meta: Jo jo. me këtë që kam parë sot në Durrës, padyshim që Tiranën e njoh shumë mirë dhe nuk jam aspak i surprizuar nga supermitingu i Tiranës por ajo që kam parë në Durrës. Është një popull shumë i qetë, paqk indiferent dhe gjykon në mënyrë shumë racionale, më ka bindur që ndryshimi historik që unë e kam pasur dhe e kam bindje po afron dhe  LSI nuk e shohin thjesht si një alternativë, por sot pas marrëveshjes Rama-Basha në errësirë e shohin si një garanci për të gjithë sistemin demokratik, arritjet demokratike të deritanishme të Shqipërisë dhe si një garanci dhe për përmirësimin e  standarteve të demokracisë në të ardhmen. Demokracia dhe ekonomia janë të lidhura bashkë. Nëse demokracia deformohet, monopolizohet në mënyrë të padrejtë, të pandershme, në mënyrë imponuese ndaj qytetarëve në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe ekonomia këtu shkon.

 

Hila:  Ka pasur një rëndim të gjuhës elektorale. Para dy ditësh Rama e cilësoi kreun e LSI Vasilin dhe Bashën si fytyrën e Sudes. Ndërsa sot Saimir Tahiri ka bërë një kërcënim personal ndaj jush dhe ka thënë në 26 do tu bëj masazh të kokës me rezultatin që do të arrijë LSI në Tiranë.

 

Meta: Që unë të merrem me Sajen është humbje kohe, e dinë të gjithë pse është shkaktar dhe nuk është shkarkuar nga LSI. Është e tepërt. Edhe vetë në PS, nga kolegët e tij në qeveri dhe grupin e tij parlamentar e kanë të qartë që ai është një viktimë e marrëzisë së tij por edhe ..

 

Hila: I zënë peng?

 

Meta: Peng është pak. Ai është zgjedhur në atë detyrë nga kreu i mavisë vetëm për tu keqpërdorur jo vetëm ndaj LSI, se kjo nuk ka lidhje me LSI, por dhe ndaj kolegëve të tij në PS si mënyrë e paligjshme. Çështja e përgjimeve nuk është e pavërtetë, përkundrazi. Është çështje shumë serioze.

 

Hila: Ajo që e akuzonte sot zv.ministri i LSI që u shkarkua, i thoshte je përgjuar nga aleatët jo nga unë.

 

Meta: Nuk e di atë çështje, di që në momentin që u krijua kriza e çështjes së përgjimeve me këtë pajisjen që u fsheh në Ambasadën e një vendi partner që kishte ardhur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe që ishte përdorur realisht nga policia, në atë kohë u krijua një situatë sikur zv/ministri i Brendshëm kishte përgjuar Ministrin e Brendshëm, zv.Ministri i LSI që në fakt ishte komplet një shpikje e Sajes. Qëndrimi im që në momentin që më është thënë ka qenë ky që ja kam thënë dhe Sajes, Kryeministrit dhe partnerëve të ndryshëm kur më kanë pyetur për këtë çështje: Të bëhet hetim ndërkombëtar për këtë çështje, nëse një zv/ministër ka përgjura Ministrin, të marrin dhe ekspertë nga FBI, Gjermania apo ndonjë vend tjetër meqenëse ky zv.ministri ka dhe shtetësi amerikane. Nëse është e vërtetë të shkojë në burg, jo të shkarkohet. Ky është qëndrimi ndaj shtetit.Tani nuk jan vlen të flasim për këtë histori.

 

Hila: E keni ndjerë intimidimin e Tahirit që si ish-Ministër i Brendshëm ka resurset e veta dhe është njëkohësisht kryetar i PS për Tiranën.E ka quajtur LSI kotele. Do t’ua tregoj unë në 25 qershor.

 

Meta: Ai duhet të bëjë ndonjë kontroll përveçse shëndetësor edhe për substanca që të japin një fuqi artificiale. Pastaj le të merret me LSI se LSI nuk ka kohë të merret me të. Nuk ka kohë as partia e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY