Daniel Day-Lewis lë përfundimsht Hollywood-in

Daniel Day-Lewis lë përfundimsht Hollywood-in

71
0
Shares

Aktori i vetëm që ka arritur të fitojë 3 çmime Oskar, Daniel Day-Lewis, ka deklaruar nëpërmjet një deklarate të shkurtër për shtyp, që do të tërhiqet nga aktrimi.
Ylli 60 vjeçar i kinemasë, i cili njohu famën në mënyrë të menjëhershme nëpërmjet filmave të tillë si “Gangs of New York” dhe “The Last of the Mohicans” nuk deshi që të zbulonte arsyen pas tërheqjes së tij.
Përfaqësuesi i aktorit britanik deklaroi:
“Daniel Day-Lewis nuk do të punojë më si aktor. Ai është pafundësisht mirënjohës ndaj gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe audiencës përgjatë viteve të shumta. Ky është një vendim privat dhe as ai apo përfaqësuesit e tij nuk do të bëjnë komente të mëtejshme mbi këtë temë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY