Të dënuarit “dënohen”, për të mos ikur asnjë me leje në shtëpi...

Të dënuarit “dënohen”, për të mos ikur asnjë me leje në shtëpi për zgjedhje

57
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve thotë se janë marrë masa, që në fushatë të mos përfshihen as të dënuarit, pasi janë pezulluar lejet.
“Ju garantoj se asnjë i paraburgosur apo i dënuar nuk ka qenë pjesë e asnjë veprimtarie politike, pasi nuk kanë mundur të dalin dot nga institucioni, në bazë të urdhrit që ne kemi lëshuar. Ky ka qenë precedent edhe në vitet e kaluara”, tha Arjan Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Në intervistën e dhënë për Top Channel, Hoxha thotë se përveç përfshirjes në fushatë, disa drejtorë dhe shefa janë shkarkuar për shkelje të rënda.
“Pjesa dërmuese e drejtorëve, por edhe punonjësve të tjerë, janë shkarkuar për shkelje të rënda të konstatuara në këto institucione, siç janë raste flagrante të fikjes së kamerave me qëllim. Kemi pasur raste kur ishin pranuar dhe vazhdonin detyrën punonjës apo shefa policie të cilët ishin të dënuar me vendim gjykate për trafik droge, falsifikim dokumentesh e për krime të tjera. I binte që i dënuari ruante të dënuarin”, tha më tej Hoxha.
Edhe në burgje, të dielën, rreth 2.200 të dënuar që nuk preken nga ligji i dekriminalizimit do të kenë të drejtën e votës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY