Kështu e shtyn ditën e punës zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj

Kështu e shtyn ditën e punës zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj

766
0
Shares

Ja cfarë shkruan një ndër zyrtaret e larta të shtetit të Ramës, zëvëndësministre Irena Beqiraj kundër zëvëndëskryeministres së vendit, zonjës Mandija: “Znj. Mandija ! Une nuk nxis kerkend te marr pjese ne fushate kur vete nuk kam shkelur kurre ne hollin e selise se asnje partie ! Ndryshe nga ju qe takimin e pare si zv/ Kryeministre e bete ne seline e PD! … Znj.Mandija une ju keshilloj vetpermbajtje… Znj.Mandija , si thoni te dalim te dyja ne nje debat publik? Median zgjidheni ju ! Tema e debatit ” Shikoni o bote kush po ha lakror te ftohte “.

A ju duket në ekuilibër autorja!

Këto deklarata i shkruan publikisht, në orar të punës, në faqen e saj në Facebook. Përvecse duket krejt e pasjellshme, e paedukatë, por edhe e pashkollë, ka edhe tekst ordiner rrugicash.

Kjo është zëvëndësministre e një qeverie që po thote se bën shtet. Mandija është shefja e saj, natyrisht jo direkt. Shefja direkt është ministrja Hegla Vukaj. Dhe ne nje shtet ka disa rregulla, ligje, kode qe duhet te zbatohen.

Po cfarë shteti bën Irena që është një nga 60 zëvëndësministrat e qeverisë së Ramës dhe i shkruan zëvëndëskryeministres më këtë gjuhë bajgash. Ku është shteti te Irena, ose di gjë Irena cfarë është shteti, dhe kur nuk e dinë zëvëndësministrat merre me mend se sa dinë ata që kanë rreth e rrotull. Ajo e di ministrinë pronë. Ka ikur Arbeni në Kavajë dhe ia ka lënë asaj ta ruaj nga ministrja teknike, me cdo mjet. Dhe kjo është pjesë e tepsisë së Ramës, nuk është e tepsisë së Metës. Dhe është tepsi taman se gjysmën e postimit e ka me lakror.

Po, a është ky formati i një autoriteti të lartë, plot sqimë, edukatë, respekt për ligjin dhe hierarkinë. Po c’lidhje ka Irena me hierarkinë, po me arsimimin, po me edukatën! Se kush po pret të ketë edhe sqimë.

Ja cfarë bën ajo gjithë ditën, “pala” në marrëveshje, që nuk ka shkuar në selitë e asnjë partie. Po ci duhet asaj të shkojë në seli. Ajo e ka selinë në zemër, në kompjuter, në tavolinë. Selia ia përshkon jetën.

Shikoni më poshtë postimet e saj. Është një punëtore që bën ‘share’ gjithë ditën postimet e Ramës dhe Milvës. Dhe po bën shtet, dhe qenka edhe “palë” në marrëveshje!

 

 


 

Ndersa per ata qe kane ngene  e Irenes mund te lexojne edhe kete shkrim filozofik te saj per te kuptuar me mire zv/ministren: https://www.facebook.com/irena.beqiraj/posts/10210661148196340

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY