Rama filmon mitingun e Metës në Berat dhe merr një vendim final...

Rama filmon mitingun e Metës në Berat dhe merr një vendim final për LSI

43
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, se LSI nuk do të jetë më pjesë e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, në çfarëdolloj forme që të ndërtohet ajo.

“Kush e voton atë parti për vendin e punës, apo për premtimin për punë duhet të ndërrojë qasje sepse LSI nuk do të jetë më në pushtet pas datës 25 qershor. Kjo është gjëja e vetme e sigurt pas 25 qershorit. LSI nuk do të ketë më vend, në çfarëdolloj forme që do të ndërtohet qeveria e Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri i ka treguar gazetares Rudina Xhunga, një video që ia kishin çuar nga një miting i LSI në Berat. “Më çuan një video qëparë, por që është shumë interesante, për forcën e parë e të paparë në Berat. Gjatë kohës që fliste njëri  në mitingun madhështor, nuk kishte asnjë njeri”, tha Rama, duke shtuar se nuk është një çështje lufte politike, por është luftë për të ardhmen. Sipas tij nuk diskutohet se kush do të qeverisë, pasi drejtimin do ta marrë PS. /dritare.net

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY