Pse u përmend emri i Jozefina Topallit në ballafaqimin Shullazi-Beqaj

Pse u përmend emri i Jozefina Topallit në ballafaqimin Shullazi-Beqaj

227
0
Shares

Seanca e ballafaqimit mes Emiljano Shullazit dhe Ylvi Beqajt, ka treguar se ata njiheshin mjaft mirë me njëri-tjetri, madje rrethi i tyre miqësor zgjerohej me erma shumë të rëndësishëm të politikës.
Një emër i përmendur prej tyre është edhe ai i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, të cilës, sipas Shullazit, biznesmeni Ylvi Beqaj i ka mundësuar një udhëtim në Arabinë Saudite. Një fakt i tillë mësohet të jetë mohuar nga Ylvi Beqaj.

Shullazi: A e ke çuar ti zonjën Topalli për vizitë në Arabi?
Ylvi Beqaj: Jo është sajesë
Shullazi: Mua më ke rrëfyer se zonja Topalli harxhonte shumë shampo dhe blinte dy gjëra në çdo dyqan që hynte.

Të martën që vjen pritet të thirret sërish për ballafaqim Emiljano Shullazi dhe Ylvi Beqja.
Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi për zbardhjen e kalimit të 20% të ish-hotel Vollgës në pronësi të Emiljano Shullazit.
Pesë të pandehurit akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, Ylvi Beqja, Jani Zaka e Adriatik Kërçuku, shkatërrim të pronës me tritol, krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kërcënimin e profesor Mynyr Konit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY