FOTO & DETAJE/ Rrëfehet gruaja italiane që përplasi me makinë për vdekje...

FOTO & DETAJE/ Rrëfehet gruaja italiane që përplasi me makinë për vdekje shqiptarin

63
0
Shares

Të tjera detaje bëhen të ditura nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar Agron Bashmeta një ditë më parë në Itali.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, Donatella Chiari  e cila është autorja e kësaj ngjarje, ka rrëfyer lidhur me raportin që ata kishin. Sipas saj ata kishin një marrëdhënia miqësore e cila kurrë nuk kaloi një lidhje të mirëfilltë sentimentale.
Sipas 44-vjeçares, ata ishin thjeshtë miq, asgjë më shumë, ndërsa bën të ditur se marrëdhëniet mes tyre kishin nisur krejt rastësisht. Ajo është shprehur në një  zënkë ku ishte përfshirë edhe Bashmeta. Bëhet e ditur se në atë kohë, Donatella punonte si agjente e policisë lokale në Chiari. Mediat Italiane bëjnë të ditur se ajo ishte e divorc ar dhe kishte një vajzë dhe ndërkohë po bashkëjetonte me një person, ndërsa Bashmeta sipas ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Burri, 43-vjeçare nga qyteti i Kavajës punonte si marangoz. Në vendin fqinj ai ka shkuar në vitin 1995, kishte qëndruar disa muaj në Lecce e më pas ishte transferuar në provincën e Brescias për të punuar. Kjo nuk është tragjedia e parë në familjen Bashmeta, pasi në 2012-ën ai kishte humbur vëllanë, Shërbet Bashmeta, i aksidentuar për vdekje në punë, në kantierin BreBeMi, në Calcio.
Që nga koha që ishin njohur, ata kishin patur një marrëdhënie që vazhdonte, por jo sentimentale, një gjë të cilën shqiptari siç duket nuk mund ta pranonte. Gjatë muajve të fundit, situata u përshkallëzua.
Ai nisi ta kërcënonte, e telefononte gjatë gjithë kohës, çdo ditë. Përballë kësaj situate, ajo iu drejtua karabinierëve për ndihmë, për të disatën herë, megjithatë gruaja mësohet se nuk e kishte formatizuar denoncimin.
Mëngjesin e së hënës, Agron Bashmeta shkoi jashtë punës ku punonte Donatella dhe i armatosur me thikë e kërcënoi dhe e sulmoi. Në përpjekje për të shpëtuar, ajo u fut në makinë, por ai nuk u dorëzua dhe u kap në pjesën e pasqyrës. E frikësuar gruaja i dha makinës mbrapa, duke e përplasur atë për vdekje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY