VIDEO & EMRAT/ Mirditë, prangosen dy të rinj, mbollën kanabis me “bekimin”...

VIDEO & EMRAT/ Mirditë, prangosen dy të rinj, mbollën kanabis me “bekimin” e kryeplakut të fshatit

82
0
Shares

Dy të rinj, Gentjan Cupi, 21 vjeç dhe Fatmir Vila, 32 vjeç, te dy banues në Kaçinar – Mirditë, janë prangosur në kuadër të operacionit antikanabis “Agimi”. Janë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë, si dhe proçeduar penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit Kushnen.
Mësohet se arrestimi i tyre u bë pas një hetimi një mujor proaktiv. Nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, u finalizua me sukses operacionin antidrogë të koduar “Agimi”.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në vendin e quajtur Kushnen, Njësia Administrative Kaçinar, Rrethi Mirditë, në një zonë pyjore dyshohet se kanë përgatitur terrenin dhe kanë kultivuar 843 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat pas konstatimit nga forcat policore, u asgjësuan me anë të djegies.
Për këta persona janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu në vijim të hetimeve dhe veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit Kushnen shtetasi B. D., 47 vjeç, banues në Kushnen, për veprën penale “Moskallëzim krimi” , parashikuar nga Neni 305 i Kodit Penal.
Vazhdojnë veprimet hetimore proceduriale dhe punohet për identifikimin, kapjen dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY