Lul Berisha mesazh Ben Blushit: Jemi takuar edhe më parë, ja kur

Lul Berisha mesazh Ben Blushit: Jemi takuar edhe më parë, ja kur

837
0
Shares

Kreu i LIBRA-s ka mohuar njohjen me Lulzim Berishën, por, nga ana e tij ky i fundit i ka dërguar një mesazh live në emisionin “Opinion” nëpërmjet Blendi Fevziut, drejtuesit të emisionit, Ben Blushit.
Sipas mesazhit, ku pretendohet të jetë Lulzim Berisha, thuhet se është takuar edhe kohë më parë kur Blushi ishte ministër i qeverisë socialiste.
Por nga ana tjetër Blushi ka deklaruar se nuk e njeh dhe e ka pyetur drejtpërdrejt pse ka dalë fotot me të. Deputeti i LIBRA-s tha se nëse do e njihte nuk do bënte foto me Lul Berishën.
Më herët, në emision, Blushi u shpreh se afrimi i Lul Berishës për të bërë një foto është një pritë e vërtetë dhe për një fakt të tillë media duhet të reagojë dhe të dënojë një akt se si një politikani dhe njeriu të lirë, në një vend të lirë i dalin përballë kriminelët që ishin në burg dhe e kërcënojnë.
Sipas tij, ky akt është një kërcënim i plotë, sepse foto që ka bërë e ka postuar me qëllim për t’u thënë të gjithëve: Blushi është shoku im.
“Unë nuk e njoh, ai është kriminel, ka qenë në burg, si mund ta njihja unë”, është shprehur Blushi.
Ai tha se kishte rënë në kurthin e PS, pasi zyra e shtypit të PS sipas Blushit ka tentuar ta shpërndaj edhe më tej foton nëpër media.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY