EMRAT & FOTO/ Papa Françesku dekreton 3 ipeshkvijtë e rinj shqiptarë –...

EMRAT & FOTO/ Papa Françesku dekreton 3 ipeshkvijtë e rinj shqiptarë – Dom Gjergj Meta, në dioqezën e Rrëshenit

110
0
Shares

Sot është një moment tejet i veçantë për besimtarët e krishterë. Tre priftërinj të përkushtuar, 2 shqiptar dhe 1 huaj marrin titullin e lartë “Ipeshkëv” nga Papa Francesku dhe emërohen për të shërbyer në 3 dioqeza të rëndësishme në vend.
Kisha katolike po kalon në një stad tjetër, kur në krye të hierarkisë së kishave vendosen shqiptarë. Kujtojmë se pas viteve ’90 vë vendin tonë, pjesa më e madhe e misionarëve ishin të huaj.
“Që nga rënia e regjimit komunist e deri më sot, ringjallja e besimit dhe përforcimi i strukturave kishtare është realizuar duke u mbështetur në dy këmbë, duke marrë frymë me dy mushkëri, duke ecur me meshtarët e rregulltarët misionarë nga njëra anë, e me thirrjet vendase, nga ana tjetër; thirrje qe kane mbijetuar persekutimin e diktaturës e thirrje të reja, që tashmë janë bërë meshtarë të gatshëm për të marrë në duart e tyre fatet e Kishës në Shqipëri”, shkruan Radio Vatikani në faqen zyrtare.

 
Kush janë Ipeshkëvet e rinj?

Për dioqezën e Sapës, Papa emëroi Ipeshkëv, administratorin aktual dioqezan, dom Simon Kulli; për dioqezën e Rrëshenit, Papa emëroi Ipeshkëv dom Gjergj Metën, vikarin aktual të përgjithshëm të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit; për administraturën Apostolike të Jugut, u emërua ipeshkëv rregulltari barnabit, misionar në Milot, atë Giovanni Peragine. Ndryshimet u bënë pasi ipeshkevët aktualë kanë mbushur moshën e pensionit.
Ndërmjet tyre, shquhet emri i Dom Gjergj Metës. Ai është i njohur jo vetëm në rrethin e katolikëve por për mbarë opinionin publik. Gjergj Meta ka qenë një zë i fortë në media vitet e fundit, ku ka prekur kryesisht problemet sociale por edhe ato politike dhe ekonomike në vend.

 
Ja si e përshkruan Dom Agostin Bardhi, Ipeshkëvin e ri të Rrëshenit

“Dom Gjergji, i lindur në Rrushkull të Durrësit më datë 30 prill 1976 dhe i rritur në një familje të mirë të krishterë; i zgjuar, i diplomuar në të Drejtë Kanonike dhe mësues i kësaj lënde në Institutin Teologjik të Shkodrës, Gjyqtar i Gjykatës Ndërdioqezane të Shqipërisë, i njohur nga të gjithë si ekspert nëpërmjet e komunikimit social, dhe sesi i ka shërbyer me besnikëri Kishës në Shqipëri, si meshtar i zellshëm, në zyra të ndryshme që i janë besuar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY