Mandija: Rasti Elez Gjozës, në rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme...

Mandija: Rasti Elez Gjozës, në rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme të Task-Forcës

99
0
Shares

Nisur nga shqetësimet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim në adresë të zëvendëskryeministres Ledina Mandija, në cilësinë e  drejtueses së Task-Forcës “Për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017” të krijuar me VKM nr. 473, datë 01. 06. 2017, se kallëzimi i bërë në organin e prokurorisë nga Policia e Shtetit në ngarkim të z. Elez Gjoza është bërë pa kryer një vlerësim të thelluar të rrethanave të faktit, për cenimin e figurës të z. Gjoza dhe me qëllim pengimin e fushatës zgjedhore të LSI, zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka kërkuar menjëherë që kjo çështje të futet për diskutimin në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Task-Forcës.
Mandija i ka kërkuar prej disa ditësh informacion urgjent  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako për procedurën e ndjekur dhe veprimet e kryera nga Policia e Shtetit për verifikimin e rastit në fjalë si dhe kopje të plotë të kallëzimit drejtuar organit të prokurorisë të shoqëruar me provat apo materialin shoqërues.
Zëvendëskryeministrja Mandija thekson edhe njëherë se Task-Forca përmes rolit të saj koordinues nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY