FOTO/ Pazaret e sondazheve në Tiranë, si manipulohen rezultatet nga porositësit

FOTO/ Pazaret e sondazheve në Tiranë, si manipulohen rezultatet nga porositësit

45
0
Shares

Një ditë më parë Instituti italian Piepoli publikoi sondazhin e dytë për zgjedhjet në Shqipëri, ekskluzivisht në Report TV, televizion në pronësi të biznesmenit italian, Carlo Bollino, i njohur për lidhje të afërta me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj. Ndërkohë po dje Gazeta Express ka publikuar foto ku pretendohet se presidenti i institutit Italian “Piepoli” shfaqet në një restorant në zonën e ish-bllokut në Tiranë me pronarin e Report TV, Carlo Bollino.
“Të interesuar të dy për të nxjerrë sa mirë Partinë Socialiste, Bollino dhe Roberto Baldassari, president i Piepolit, nuk i kanë shmangur dot tonet e larta. Bisedat mes tyre janë dëgjuar, ku duket se janë marrë vesh për të shpallur fituese Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, me 73 mandate deputetësh. Shifër kjo që i jep mundësinë Ramës të qeverisë i vetëm, pa aleatë, duke qenë se sipas këtij sondazhi merr më shumë se gjysmën e parlamentit. Është dëgjuar qartë biseda mes tyre, kur Bollino i jepte urdhra presidentit të institutit “Piepoli” për ta nxjerrë PS-në nga 69 në 73 mandate”, shkruan Gazeta Express.
Ky lajm ka bërë jehonë sot edhe në shtypin e shkruar. Disa prej gazetave e kanë botuar shkrimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY