Basha për listën e kandidatëve: Jam unë kryetari i PD, me Berishën…

Basha për listën e kandidatëve: Jam unë kryetari i PD, me Berishën…

45
0
Shares

Mbrëmjen e kësaj të hëne, i ftuar në emisionin #DritaremeRudinën, ishte Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Basha sqaroi se amullia se kush është kryetar i Partisë Demokratike është një fabul e ngritur me djallëzi nga kundërshtarët politikë, por sipas tij, demokratët dhe jo demokratët e dinë shumë mirë kush është kryetar i PD-së dhe kush i merr vendimet.
I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, nëse z. Berisha ka pasur dorë në përzgjedhjen listës së kandidatëve, Basha thotë se, “Demokratët dhe jo demokratët e dinë shumë mirë kush është kryetari i Partisë Demokratike. Berisha nuk ka asnjë lidhje me listat. Ato kanë qenë vendimi ekskluziv i imi. Nuk ia kam lejuar vetes të komunikoj me të për zgjedhjen e kandidatëve pasi ky do ishte komprometim i vendimmarrjes, peshës, përgjegjësisë që unë kam marrë me këtë listë”. Dritare.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY