Gjergj Bojaxhiut bën gjestin e parë elektoral, i shkruan Bashës për ditëlindje

Gjergj Bojaxhiut bën gjestin e parë elektoral, i shkruan Bashës për ditëlindje

91
0
Shares

Kreu i Sfidës për Shqipërinë që thotë nuk është kreu i saj, Gjergj Bojaxhi i ka nisur një letër publike kreut të opozitës Lulzim Basha ku i kërkon këtij të fundit te heqë dorë nga partitë e vjetra.
“Si bashkëqytetar, të uroj edhe për iniciativën tënde për një Republikë të Re. Si dhuratë për ditëlindje dua të të them se çfarë mendoj është gjëja më e rëndësishme për një republikë të re:
I dashur Lulzim, besoj se një republikë e re ka nevojë për themele të reja, demokratike! Ajo nuk mund të ndërtohet duke ricikluar parti të vjetëruara pa demokraci të brendshme. Nëse do të ndërtosh apo të rilindësh një republikë, pak rëndësi ka si e quan, duhet të fillosh nga besimi se anëtarët e partisë, pra komunitetit tënd, kanë rëndësi për të thënë fjalën e tyre me votë për kandidatët dhe vendimet e marra. Nëse ti vendos çdo gjë vetë, ashtu si kryeministri aktual, ku qëndron e reja?”, thuhet ndër të tjera në letrën e Bojaxhiut.
“Të uroj suksese, në vazhdimësinë e re të gjërave të vjetra. Nëse kërkon vërtet diçka të re në politikën shqiptare, e gjen te Sfida për Shqipërinë, nr. 4, nëse do të votosh për partinë e shokut të klasës.
PS. Është: Sfida për Shqipërinë – Hektor Ruci (kryetari administrativ, pasi ne kemi jo vetëm demokraci të brendshme, por edhe ndarje pushtetesh)”, përfundon letrën Bojaxhiu.
Sfida për Shqipërinë vijon fushatën elektorale dhe në fakt kjo letër është edhe aktiviteti më i madh elektoral që ka bërë Sfida dhe vetë Bojaxhiu, qëkurse ka filluar fushata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY