DËSHMIA/ Kush “e tradhtoi” dhe çfarë rrëfeu në Polici vrasësi i Artan...

DËSHMIA/ Kush “e tradhtoi” dhe çfarë rrëfeu në Polici vrasësi i Artan Cukut

122
0
Shares

Autori i dyshuar për vrasjen e ish-drejtuesit të lartë të Policisë, komisar Artan Cuku, Mikel Shallari, 24 vjeç, nga Kuçova dhe banues në Qytetin Studenti, në Tiranë u arrestua dje nga policia. Shallari u ndalua dje në orët e para të mëngjesit, nga oficerët e Forcave Operacionale të Policisë.
Burime nga Policia thanë se i dyshuari ka qenë duke drejtuar një automjet, me drejtim nga kryqëzimi i “Pallatit me Shigjeta”, në drejtim të “21 Dhjetorit”, kur i është bërë shenjë për të ndaluar përballë një qendre tregtare te ish-Parku i Autobusëve.
Në sediljen e parë të makinës që drejtonte 24-vjeçari ndodhej një vajzë nga Lushnja, që është e dashura e tij dhe në sediljen e pasme ishte një shok i Shallarit. E dashura e të riut mësohet se ishte mbajtur në vëzhgim për dy javët e fundit gjatë gjurmimit të ekzekutorit.
Burimet thanë se i dyshuari nuk ka bërë rezistencë në momentin e ndalimit, i është bindur urdhrit pa kundërshtuar as kontrollin fizik të tij e të mjetit. Bashkë me të janë shoqëruar në Policinë e Tiranës edhe e dashura dhe miku i tij.
Ndërsa mësohet se nga kontrolli fizik i tyre dhe i automjetit nuk janë gjetur objekte të jashtëligjshme. Në Policinë e Tiranës ai është marrë dy herë në pyetje, por ka refuzuar të flasë e aq më pak të pranojë autorësinë e vrasjes së Artan Cukut.
Zyrtarisht mësohet se është faktuar me prova shkencore se i arrestuari Mikel Shallari është personi që ka tërhequr këmbëzën e armës, duke vrarë Artan Cukun mbrëmjen e 8 prillit, në hyrjen e pallatit të tij te rruga e “Kosovarëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY