Greqi, 27-vjeçari shqiptar var veten në një pemë

Greqi, 27-vjeçari shqiptar var veten në një pemë

55
0
Shares

Një i ri shqiptar që jetonte në Greqi i ka dhënë fund jetës së tij. Policia greke thotë se i riu kishte varur veten në një pemë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Prevezës.
Viktima është një 27-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia greke. Kanë qenë banorët vendas që njoftuan autoritetet pasi panë 27-vjeçarin të varur në pemë. Policia thotë se viktima më parë ka qenë i dëbuar nga Greqia për qëndrim të paligjshëm në vend.
Hetimet paraprake thonë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë vrasje, pasi në trupin e të riut nuk janë gjetur shenja dhune. Por, nuk ka informacion se ku jetonte shqiptari. Policia ka fokusuar hetimet për të gjetur banesën e tij dhe nëse po qëndronte me shokë apo të afërm, në mënyrë që të japin dëshmi për të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY