Nesër afati i fundit i akreditimit të vëzhguesve, KQZ: KZAZ-të të qëndrojnë...

Nesër afati i fundit i akreditimit të vëzhguesve, KQZ: KZAZ-të të qëndrojnë në krye të detyrës

81
0
Shares

Ditën e dielë, dt. 11 qershor, pra ditën e nesërme përfundon afati për dorëzimin e dokumenteve për akreditimin e vëzhguesve pranë KZAZ-ve.
Nga të gjithë subjektet zgjedhore që i janë drejtuar selive të KZAZ-ve për të dorëzuar dokumentet e akreditimit, vijnë shqetësime se Komisionerët e Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk janë në punë.
Kjo është e patolerueshme, pasi komisionerët e KZAZ-vë në zbatim të udhëzimit nr.2/2009 të miratuar nga KQZ-ja, duhet të qëndrojnë në krye të detyrës për të realizuar të gjithë veprimtarinë që ju ngarkon Kodi Zgjedhor, nga ora 08.00 – 13.00 dhe mbasdite 16.00 – 20.00.
KQZ i tërheq vëmëndjen anëtarëve të KZAZ-ve që të qëndrojnë në selitë e KZAZ-ve dhe të respektojnë orarin e punës.
Jemi në përiudhë zgjedhore dhe ditët e fundjavës për komisionet zgjedhore janë ditë pune, ndaj të gjithë komisionerët e KZAZ-ve, duhet të jenë në punë sot por edhe ditën e neserme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY