FOTO/ Kavajë, Mediu përkrah Sakjas: Votoni PD, jeni shtylla e një ekonomie...

FOTO/ Kavajë, Mediu përkrah Sakjas: Votoni PD, jeni shtylla e një ekonomie të fortë

105
0
Shares

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte në komunën Synej në Kavajë për një takim elektoral. Përkrah Isa Sakjas, kandidat për kryetar bashkie në Kavajë, Mediu u bëri thirrje për mbështetjë ndaj PD-së, të gjithë banorëve të komuës.
“Koalicioni opozitar ka në qendër të vëmendjes zonat rurale dhe bujqësore, të cilat nëpërmjet një taksimi të ulët dhe të ndershëm, nëpërmjet iniciativave, do të jenë shtylla qendrore ekonomisë së fortë dhe të qëndrueshme kombëtare, që do të ndërtojë “Republika e Re”. Distancohuni nga pushtetarët që i mbuluan fushat e tyre me kanabis, duke sjellë vetëm varfëri për të pamundurit dhe kriminalizim të tejskajshëm të shoqërisë.”
Në përfundim të fjalë së tij, Mediu i bëri thirrje edhe një herë përkrahësve të Partisë Republikane, që të gjitha votat duhet të shkojnë për Partinë Demokratike, pasi vetëm kështu mund të arrihet në një maksimalizim mandatesh për koalicionin opozitar.
Në takim, kandidati për kryetar bashkie, zoti Isa Sakja, u shpreh i bindur se programi i hartuar nga Partia Demokratike për banorët e Kavajës, do të jetë jo vetëm tërësisht i mundur, por me shumë më pak taksa dhe gjithpërfshirës. “Ujë në çdo anë do të jetë motoja jonë”- u shpreh gjatë fjalës së tij, Sakja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY