Lirohen nga sekuestrimi 2 milionë euro të kompanisë që merrej me tregti...

Lirohen nga sekuestrimi 2 milionë euro të kompanisë që merrej me tregti diamantesh

110
0
Shares

Pas dy viteve hetim, Prokuroria për Krime të Rënda zhbllokon 2 milionë euro që i ishin sekuestruar në bazë të ligjit Antimafia një kompanie që merrej me tregti diamantesh. Sekuestrimi ishte bërë pas dyshimeve se me anë të kësaj kompanie po kryhej pastrim parash.
Me kërkesë të prokurorisë, banka ka liruar llogaritë bankare të shoqërisë italiane “Alenfra” me administratoren shtetasen Simonetta Coniglio.
Vendimi për lirimin nga sekuestrimi u firmos nga shefi i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, me arsyetimin se nuk u provua se shuma prej 2 milionë euro kishte origjinë të paligjshme.
Këto para ishin bllokuar në bazë të ligjit Antimafia me vendim gjykate në nëntor të vitit 2015, fillimisht nga Prokuroria e Kavajës dhe më pas ajo e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Paratë ishin depozituar në llogari të shoqërisë “Alenfra” dhe administratores Coniglio në një bankë të nivelit të dytë në Kavajë. Kjo kompani, kishte deklaruar se paratë janë të ardhura nga shit-blerjet dhe tregtimi me pakicë i diamanteve dhe metaleve të çmuara.
Edhe në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, shoqëria “ALENFRA” në emër të cilës ishin 2 milionë euro kishte si objekt të aktivitetit të saj “import – eksportin, tregtimin me shumicë dhe pakicë të gurëve të çmuar, e metaleve të çmuara, nga Tanzania, në drejtim të Shqipërisë e më tej në Europë.
Për llogari të kësaj kompanie, shoqëria ka qarkulluar shuma të ndryshme parash nga Tanzania në bankën e nivelit të dytë në Kavajë, ku edhe ndodhet shuma prej 2 milionë euro.
Drejtoria e Pastrimit të parave, duke parë lëvizjet e shpeshta në këto llogari, si derdhje e tërheqje parash në shuma të ndryshme brenda një periudhe të shkurtër, ka ngritur dyshime se kjo kompani ka veprimtari të paligjshme.
Për këtë fakt, thuhet në vendimin e sekuestrimit të nëntorit të 2015, u vendos bllokimi i tyre për të kryer një sërë hetimesh penale. Pasi veç administratores së kompanisë Simonetta Coniglio dhe bashkëshorti i saj Sergio Pisneschi dhe ortaku i tyre Paoloa Tadeo, janë dyshuar se merren me aktivitet të paligjshëm.
Kjo për faktin se autoritetet italiane, kanë njoftuar se shtetasit italianë kishin precedentë penalë në vendin e tyre për akuzat e “mashtrimit” dhe “procedurat mashtruese falimenti”. Por në përfundimi të hetimit dy vjeçar, me vendim të shefit të Prokurorisë për Krime të Rënda shuma prej 2 milionë euro u lirua nga bllokimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY