DETAJE & FOTO/ Të dënuarit me gjysmë shekulli burg për vrasjen e...

DETAJE & FOTO/ Të dënuarit me gjysmë shekulli burg për vrasjen e biznesmenit fierak në 2011, shpallen të pafajshëm në 2017 dy vëllezërit

47
0
Shares

Gjykata e Apelit në Vlorë ka shpallur të pafajshëm dy vëllezërit Agim dhe Enea Hyka, të cilët u akuzuan për vrasjen e biznesmenit nga Fieri, Spartak Spahos.
Ngjarja ndodhi në vitin 2011.
Dy vëllezërit ishin dënuar me nga 25 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit. Ndërkohë, ishte Gjykata e Lartë ajo që shfuqizoi vendimin e Apelit, duke rikthyer sërish çështjen për gjykim në këtë shkallë.

Vrasja

Viktima, Spartak Spaho

Vrasja e biznesmenit 45-vjeçar Spartak Spaho ndodhi në dhjetor të vitit 2011. Si pasojë e breshërive të automatikut me 44 plumba në drejtim të Spahos u plagosën edhe dy kalimtarë, njëri prej të cilëve luftoi me vdekjen.
Lidhur me këtë krim u akuzuan dy vëllezërit Hyka, ndërsa si motiv ishte hakmarrja për vrasjen e babait të tyre vite më parë gjatë kohës që punonte si taksist në linjën Fier-Athinë. Agim Hyka ishte ai që u arrestua i pari, teksa tentonte të largohej drejt Greqisë dhe më vonë u kap dhe Enea, vëllai i tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY