VIDEO & EMRI/ Porti Durrës, në kamionin me kastravecë u bllokuan 705...

VIDEO & EMRI/ Porti Durrës, në kamionin me kastravecë u bllokuan 705 kg kanabis, arrestohet shoferi

64
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit ka dhënë detaje për sasinë e drogës së bllokuar në Portin e Durrësit, në një kamion që transportonte kastravecë.

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se, Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, Kiril Filev 32 vjeç, banues në Maqedoni.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim tre persona, ku për arsye hetimi nuk japim detaje.

 

Ngjarja

Më datë 06.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin maqedonas Kiril Filev ,pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastravecë dhe në mes të kastravecëve kishte qese të mbushura me lëndë narkotike ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 705 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

 

Hetimet

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY