Rama e Thaçi takim të papritur në Gjakovë

Rama e Thaçi takim të papritur në Gjakovë

79
0
Shares

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takuan të martën në qytetin e Gjakovës në mënyrë të paparashikuar. Rama po kthehej nga fushata në disa qytet të veirut të vendit dhe rruga më shkurtër kalon nga Gjakova.

Thaçi e Rama thanë se u takuan më shumë sa për të pirë kafe së bashku.

“Kemi biseduar për të gjitha zhvillimet në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, por më tepër ka qenë një kafe miqësore”, ka thënë Thaçi.

Presidenti kosovar komentoi edhe për fushatën që po e bëjnë partitë politike për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, – shkruan Telegrafi.

“Fushatë e qetë, konstruktive, e konkurrencës së ideve, koncepteve, fushatë moderne, tamam evropiane. Uroj që kushtoj të vazhdojë e qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje”, është shprehur Thaçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY