TË HARRUARIT/ Finalizohet operacioni disavjeçar antidrogë, 2 narkotrafikantë në pranga, 2...

TË HARRUARIT/ Finalizohet operacioni disavjeçar antidrogë, 2 narkotrafikantë në pranga, 2 në kërkim

66
0
Shares

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është finalizuar me sukses Operacioni Policor i Koduar “ TË HARRUARIT”.
Ky operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi “Proaktiv” disa vjeçar, zhvilluar nga shërbimet e Specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Autoritetet Policore të Malit të Zi.
Ky hetim ka qenë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, për të cilit u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë , ku është caktuar masa e sigurisë Arrest në Burg “ për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” nëbashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, per shtetasit ;
Blerim Brahimi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Shemsi Xhaka, 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët u kapën dhe u ndaluan gjatë operacionit.
Ndërsa dy shtetasit e tjerë , L.D dhe M.V janë shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre.
Shtetasit e mësipërm dyshohet se në vijimësi, merreshin me trafik të lëndëve narkotike Cannabis Sativa, duke e transportuar me çanta krahu nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi.
Vijon Operacioni për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY