FOTO & EMRI/ Devoll, mjeti Policisë del nga rruga, një i vdekur...

FOTO & EMRI/ Devoll, mjeti Policisë del nga rruga, një i vdekur tre të plagosur

71
0
Shares

Makina e aksidentuar e Policse

Një mjet i Policisë së Devollit ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka vdekur një efektiv police dhe janë plagosur tre të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fitore, në Devoll.
Për pasojë ka gjetur vdekje punonjësi i Policisë Lorent Duli 27, SPZ në njësinë administrative Miras.
Mësohet se efektivët e Policisë ktheheshin nga shërbimi, kontroll i zonave të mundshme të mbjella me kanabis.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Njoftimi i plotë i Policisë


Më datë 31. 05. 2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Fitore mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli, 27 vjeç,  (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.
Punonjësit e lartpërmendur në momentin kur ka ndodhur ngjarja,  kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY