EMRAT/ MAS verifikon të gjitha institucionet arsimore, ja të angazhuarit në fushata

EMRAT/ MAS verifikon të gjitha institucionet arsimore, ja të angazhuarit në fushata

99
0
Shares

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se është duke bërë verifikimet për të gjitha rastet e konstatuara, ku drejtues të institucioneve arsimore apo punonjës të sistemit arsimor, janë raportuar të angazhuar në fushatë elektorale, në kundërshtim me përcaktimet ligjore.
MAS jep edhe emrat e tyre:
– Drejtore e Zyrës Arsimore Rajonale, Librazhd znj., Bardha Qatja.
– Punonjësi i Zyrës Arsimore Kolonjë, z. Ermal Zylfo, duke mbështetur fushatën elektorale të Kandidates për Zgjedhjet Parlamentare, e cila rezulton Drejtuese e Drejtorë Arsimore Rajonale, Erseke.
– Drejtuesi i Zyrës Arsimore Tepelenë z. Shkëlqim Imera.
– Drejtuese e Zyrës Arsimore, Kuçovë znj. Eglantina Zeqo.
“Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e kujtdo, që synon të kryejë veprime të tilla të kundërligjshme, në kundërshtim të hapur të akteve ligjore në fuqi, se ngjarje të tilla do të jenë objekt verifikimi dhe sipas rastit objekt penalizmi administrativ dhe juridiko-penal nga organet ligj zbatuese përkatëse.
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të intensifikojë monitorimin e të gjithë procesit mësimor, si dhe të gjithë informacionet dhe komunikimet e përcjella përmes medias se shkruar dhe asaj elektronike, për të mundësuar një përmbyllje të suksesshme të arsimit parauniversitar, transparencë dhe informacion mbi vlerësimet e Maturës Shtetërore, duke kërkuar nga të gjithë, zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore”,- përfundon njoftimi i MAS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY