FOTO/ Reagon fituesja pa kupë e “YFSF”: Mu rrëmbye fitorja

FOTO/ Reagon fituesja pa kupë e “YFSF”: Mu rrëmbye fitorja

69
0
Shares

Pas ngatërresës që ndodhi në finalen e emisionit “Your Face Sounds Familiar” ku fitues u shpall këngëtari Valon Shehu, ndërkohë që fituesja e vërtetë ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj, nuk ka patur asnjë reagim nga këngëtarja për atë çfarë ndodhi në finale, deri në këto minuta.
Ajo ka publikuar një foto në Instagram së bashku me Valonin duke u shprehur se për një gabim kompjuterik iu rrëmbye fitorja.
Gjithashtu Beatrix nuk la pa përmendur indinjimin e saj duke theksuar se nuk pati mundësinë të shijonte këtë fitore duke ngritur kupën siç I takonte.

STATUSI I PLOTË

Mbreme ne fund te spektaklit YFSF ndodhi nje ngaterrese. Vleresimet nga juria per mua ishin:  Cani 10 pike, Olta 10 pike, Alberia 10 pike.  Nga votat e kolegeve (Shpat Kasapi; Valoni Shehu) une mora 10 pike = 40 pike ne total.  Nga nje gabim kompjuterik mua mu rrembye fitorja kur isha me 2 pike avantazh.
Me vjen keq qe kete fitore nuk e shijuam as une as Valon Shehu por une gjithsesi e ndaj fitoren me te. Falenderoj te gjithe fansat dhe publikun ne salle qe brohoriti emrin tim dhe qe me mbeshteten ne cdo menyre te mundshme dhe me dhuruan dashuri nga cdo cep i rrjeteve sociale.
Jam merzitur per dy gjera: – qe ndodhi keshtu me kolegun tim dhe – qe nuk mu dha rasti ta ngreja kupen tone (te fansave dhe timen) ne ate skene ku derdha kaq shume djerse dhe dhe investova emocione qe buronin nga thellesia e shpirtit.  Dhe cfare nenkuptoj me fjalen “Kupe” nuk eshte nje cope metali por eshte dashuria dhe vleresimi juaj. Gjithsesi, dua t’ju falenderoj dhe njehere per cdo sekond qe me keni kushtuar ne cdo forme. Ju dua! Do te ngrejme shume kupa te tjera dhe do t’i ngrejme se bashku. Ju premtoj!

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY