Toti përlot stadiumin por gruaja e tij merr vemendjen, ja përse

Toti përlot stadiumin por gruaja e tij merr vemendjen, ja përse

96
0
Shares

Francesco Totti e ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Romës, ndërsa padyshim se gruaja e tij, Ilary Blasi, do të duhet ta ngushëllojë ikonën e futbollit italian.

Ilary dhe Totti janë bashkë që nga viti 2003, ndërsa u martuan në vitin 2005. Ata i kanë së bashku tre fëmijë: Cristian (i lindur më 2005), Chanel (e lindur më 2007) dhe Isabel (e lindur më 2016).

Ata u martuan në Santa Maria në Aracoeli, ndërsa e gjitha martesa e tyre u transmetua drejtpërdrejtë në televizion. Fitimet nga evenimenti u ndanë për qëllime bamirëse.

Është interesante, se futbollisti kishte jetuar me prindërit derisa ishte martuar me Blasin.

Blasi ka thënë për Gazzetta Dello Sport se nuk e di se si do të shkojnë gjërat tash kur burri i saj do të jetë vazhdimisht në shtëpi. Po ashtu, ajo kishte thënë se e gjithë familja do të ishin të pranishëm në Stadio Olimpico në ndeshjen e fundit të Tottit dhe ashtu ndodhi. Ai i përqafoi të gjithë dhe me lot u nda nga futbolli.

Gruaja e tij do ta ketë punën më të vështirë për ta ngushëlluar Tottin në këto momente të vështira të largimit nga pasioni i tij më i madh – të qenit lojtar i Romës.

Më 28 maj, Francesco Totti – futbollisti më i madh në histori të Romës – zhvilloi ndeshjen e tij të fundit për Giallorossët në moshë 40 vjeçare. Ai debutoi për klubin në vitin 1993. /Telegrafi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY