Greqi, dy të mitur shqiptarë groposën 17 kg kanabis, arrestohen në flagrancë

Greqi, dy të mitur shqiptarë groposën 17 kg kanabis, arrestohen në flagrancë

38
0
Shares

Dy të mitur shqiptarë, me moshë 16 dhe 17 vjeç janë arrestuar nga policia greke, në një fshat pranë Patras. Në momentine arrestimit të miturit po nxirrnin nga nëntoka një vazo qelqi me 11 doza heroine, me peshë 65,3 gramë.
Vazoja ishte fshehur në një gropë ku gjithashtu u gjet edhe një fuçi plastike, brenda së cilës ndodheshin 18 qese plastmasi, që përmbanin gjithsej 17, 2 kilogramë kanabis.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 4 telefona celularë, 5 karta SIM, dhe një USB.
Dy të arrestuarit janë kushërinj, ndërkohë që policia ka identifikuar she shpallur në kërkim xhaxhain e tyre, të moshës 38 vjeç, që konsiderohet si poseduesi i sasive të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY