DETAJE/ Vlorë, atentati i dyfishtë, ja dyshimet për autorët

DETAJE/ Vlorë, atentati i dyfishtë, ja dyshimet për autorët

39
0
Shares

Për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes dhe identifikuar autorët e atentatit mafioz, të dy netëve më parë në Vlorë, veç kamerave të sigurisë së hotel “Vlora” e bizneseve përreth saj, janë marrë në pyetje edhe dhjetëra persona, kryesisht dëshmitarë e personel i lokalit ku ndodhi krimi i rëndë, shkruan “Panorama”.
Siç mësohet, janë rreth 20 persona që u morën në pyetje për ngjarjen, të gjithë në cilësinë e dëshmitarit apo që mund të kenë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të 40-vjeçarit Mirvjen (Erven) Hyseni.
Policia ka marrë dëshmitë e tyre për të hedhur më shumë dritë rreth dinamikës së ngjarjes, apo identifikimit të autorëve që dyshohet se janë vrasës me pagesë, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, pasi ka dyshime se autorët, para se të vepronin, mund ta kenë studiuar zonën disa herë së paku në ditët e fundit.
Mësohet se vajza e 40-vjeçarit Hyseni ishte duke luajtur me një biçikletë në momentin kur në drejtim të babait të saj dhe drejtorit të OSHEE-së është qëlluar me breshëri plumbash.
Për fat të mirë, vajza e vogël, edhe pse ndodhej në rrezen e plumbave, ka arritur të shpëtojë. Nga paniku i të shtënave, ajo ka lënë të rrëzuar biçikletën me të cilën po luante, ndërsa në përpjekje për t’u larguar ka lënë në vend edhe shapkat e saj.
Nisur nga mekanizmi i ngjarjes nga autorët tregon fare qartësisht se ata nuk kanë marrë në konsideratë asgjë në lidhje me faktin se zona ishte e mbipopulluar në atë orë dhe se në lokal ndodheshin shumë persona.
Vajza e vogël e Hysenit ka shpëtuar për mrekulli, ndërkohë që po në mënyrë të tillë u kanë shpëtuar breshërive të plumbave edhe dhjetëra persona të ndodhur në lokal gjatë momentit të atentatit.
Fatkeqësisht, viktimë e rastësishme mbeti 44-vjeçari Roland Saliu, i cili sapo ishte ngritur në këmbë që të largohej. Deri më tani identiteti i autorëve, të cilët mendohet se kanë qenë vrasës me pagesë, është ende mister.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY