VIDEO & EMRI/ Malësi e Madhe, gjendet 64 kg drogë në banesë,...

VIDEO & EMRI/ Malësi e Madhe, gjendet 64 kg drogë në banesë, arrestohet një person

79
0
Shares

Një sasi prej 63.5 kg marijuanë është sekuestruar nga efektivë të policisë së Shkodrës, të cilët kanë arrestuar një 34-vjeçar.
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, u finalizua operacioni policor i koduar “Jeran” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Vilson Çutit, 34 vjeç, banues në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63.5 kg lëndë narkotike marijuanë, njofton policia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY