Vlorë, gjendet i varur nga familjarët një person

Vlorë, gjendet i varur nga familjarët një person

83
0
Shares

Një person është gjendur i varur në fshatin Tërbaç të Himarës pasditen e sotme.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, viktima është E. B., rreth 35 vjeç, i cili është gjetur nga familjarë i varur në litar rreth orës 17:50. Sipas policisë, viktima është vetëvarur.
Policia është njoftuar nga familjarët e viktimës.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një përrua pranë banesës së viktimës. E. B. është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur me litar.
Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka pasur probleme psikologjike kohët e fundit.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY