ANKIMIMI/ Opozita çon “18 qershorin” në Kolegjin Zgjedhor

ANKIMIMI/ Opozita çon “18 qershorin” në Kolegjin Zgjedhor

48
0
Shares

Siç u paralajmërua zgjedhjet e 18 qershorit shkojnë në Kolegjin Zgjedhor. 
Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës ankimon listat e kandidatëve për deputetë të partive me pretendimin se janë të pavlefshme pasi janë regjistruar jashtë afatit ligjor.
Sipas PAA afatet e përcaktuara në Kod për dorëzimin e listave ishte ora 00:00 e datës 28 prill dhe jo ora 00:00 e 29 prillit.
“Dy rrugë ka, Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme, duke hedhur poshtë sipas ligjit të Republikës së vjetër do ti japë një shans Republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj ,përmes konsensusit dhe negociatave. Në qoftë se me presione apo zhake Kolegji zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17 plus 31 plus 2 bëjnë 51dhe jo 50, atëherë  Kolegji zgjedhor, ligji zgjedhor dhe  Kushtetuta e Republikës së vjetër do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për  Republikën e Re”, deklaroi sot më herët kryetari i PD-se Lulzim Basha nga çadra e protestës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY