Irma Libohova flet për herë të parë për vdekjen e bashkëshortit

Irma Libohova flet për herë të parë për vdekjen e bashkëshortit

65
0
Shares

Vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të Besnikut, bashkëshortit të saj, Irma Libohova i habiti të gjithë kur u ngjit në skenë dhe vendosi të vazhdonte këngën: “Dhimbjen e kam për vete…”.
Ishte ky mesazhi që dha artistja e madhe e skenës, i cili, edhe pse u dha mes lotësh, ishte një mësim i mirë për të gjithë ata që e kanë lidhur jetën e tyre me pasionin për profesionin, por edhe me dashurinë për publikun.
Sot, Irma dha po të njëjtin mesazh edhe nga studio e programit “E diell” në Top Chennel, kur nuk iu shmang pyetjes së Adi Krastës për gjendjen e saj pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, Besnikut. Ashtu si edhe disa javë më parë, Irma tha se ajo e ka të lidhur jetën me skenën, por jetën private e ka për vete, dhimbjen po ashtu për vete.
“Unë i përkas muzikës dhe në skenë do të jem gjithmonë. Dhimbjen, ҫdo njeri e ka për vete, e mban për vete. Besoj që duhet ta përballojë dhe ta përjetojë fort… Pastaj, ka shumë gjëra që e lidhin, janë kujtimet… Jeta vazhdon”, tha Irma ndër të tjera.
Por nuk e ka të thjeshtë t’i mbajë lotët pas pyetjes së dytë të Adit (fillimisht donte t’i bënte vetëm një) se si është jeta tani, si është ta jetosh jetën tani…
“Unë jam vetëm, por nuk jam e vetmuar. Jam e rrethuar nga miq, nga njerëz të afërm. I vetmi moment i vështirë…, tha Irma pa i mbajtur dot lotët…, është mbrëmja, sepse atëherë ndihet më shumë. Megjithatë, gjej forma, me muzikë, me diҫka tjetër, shkoj në palestër, e mbush kohën që të mos e ndiej shumë mungesën”.
“The Show Must Go On”, si për shumë artistë të tjerë, edhe për Irmën është një shprehje e fuqishme që, me siguri, e kanë vetëm artistët e vërtetë dhe ata që e dinë mirë se publiku të vlerëson edhe më shumë kur dhimbjen e mposht edhe për hatër të tij.
irma libohova - ardi krasta

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY