VIDEO/ Tiranë, bllokohet punishtja e falsifikimit të pijeve

VIDEO/ Tiranë, bllokohet punishtja e falsifikimit të pijeve

93
0
Shares

Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar dje, operacionin “Dajti”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë Genc Brahysa, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasja F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi  E. M., banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist)
Për këta persona, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa licencë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta persona kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të së cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregtim
– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve
– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës
– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontrabandë)
– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontrabandë)
– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike
– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 288/a, 178 – 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY