Federata Shqiptare e Basketbollit nderon kryebashkiakun Xhelal Mziu

Federata Shqiptare e Basketbollit nderon kryebashkiakun Xhelal Mziu

88
0
Shares

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, është nderuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit me “Certifikatë Mirënjohjeje” për kontributin e dhënë në zhvillimin e basketbollit në qytetin e Kamzës. Certifikata iu dorëzua kryebashkiakut Mziu në kuadër të 70-vjetorit të FSHB-së nga sekretari i përgjithshëm i kësaj Federate, z. Korab Llazani, në një takim që u zhvillua në zyrën e kreut të Bashkisë. Bashkë me certifikatën z. Llazani i dhuroi kryebashkiakut Mziu edhe simbolin e 70-vjetorit të FSHB-së si dhe një album përgatitur për këtë vit jubilar, në të cilin Kamza ka një vend të rëndësishëm.

“Jam i emocionuar, – u shpreh z. Mziu, – sepse qyteti i Kamzës më në fund arriti që të ishte pjesë e sportit. Unë uroj 70-vjetorin e Federatës, por një përgëzim maksimal për presidentin, sekretarin e përgjithshëm dhe gjithë stafin drejtues. Unë ndihem shumë i kënaqur për basketbollin, për të cilin dua të vlerësoj maksimalisht trajnerin Adem Muhametaj, si banor i Kamzës, por edhe si një person që këmbënguli që Kamza duhet të përfaqësohet në basketboll.

Gjatë takimit, z. Mziu bëri të ditur angazhimin e tij edhe në të ardhmen për sportin e basketbollit. “Shpreh angazhimin tim maksimal për të qenë pjesë kontribuuese e basketbollit, duke shfrytëzuar çdo lloj mundësie për t’i krijuar infrastrukturë, për të nxitur grupet e ndryshme, edhe të rejat, edhe të rinjtë, për të qenë pjesë e këtij sporti. Ajo çfarë është themelorja, për ta bërë një sport popullor për qytetin”, – u shpreh z. Mziu.

Një pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe projekti i pallatit të sportit në qytetin e Kazmës dhe ndërtimi sa më parë i tij. Kryebashkiaku Mziu tha se ndërtimi i pallatit të sportit do të ishte një zgjidhje jo vetëm për Kamzën, por edhe gjithë Shqipërinë, pasi projekti ka parametra bashkëkohorë, i hartuar nga një prej studiove më të mira në vend.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY