Në Tiranë, një memorial për ushtarët serbë

Në Tiranë, një memorial për ushtarët serbë

1857
0
Shares

Studiuesi Kastrioto Dervishi publikoi sot një foot të marrë në varrezat e Sharrës ku tregohet një memorial i vitit 1939 kushtuar ushtarëve serbë të vrarë në Shqipëri ën vitet 1912-1913, vite që njihen për masakrat cnjerëzore të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve.

“Kjo fotografi që shikoni është një memorial kushtuar 522 ushtarëve të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913 (apo edhe më tutje). Është fotografuar prej meje para një jave. Ndodhet në varrezën e Sharrës në Tiranë. Duhet të jetë ndërtuar në vitin 1939 pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në një kohë kur marrëdhëniet midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin të mira.

Është i çuditshëm fakti se si ka mundësi të jetë treguar kaq kujdes për këtë memorial nga regjimi komunist, sepse ky regjim shkatërrues edhe varrezat i zhduku nga faqja e dheut. Memoriali si duket është zhvendosur me kujdes nga vendi i dikurshëm (ndoshta Varri i Bamit) te varrezat e reja në Sharrë, në kohën kur këto varreza janë hapur në fundin e viteve ’50 apo fillimin e viteve ’60.

Ushtarët i takojnë Batalionit të Dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës dhe janë nga qyteti serb i Shumadijes. Ushtria serbe pasi pushtoi në atë kohë territorin shqiptar bëri masakra të shumta mbi popullsinë shqiptare, dogji dhe vodhi pasurinë e shqiptarëve. Për të gjitha këto dhe historinë e të dy vendeve, ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë jo në Tiranë, por as në Shqipëri, sepse është nderim i krimit dhe i masakrave serbe”, shkruan Dervishi. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY