VIDEO/ Majlinda Kelmendi tjetër medalje të artë si kampione e Europës

VIDEO/ Majlinda Kelmendi tjetër medalje të artë si kampione e Europës

46
0
Shares

Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Varshavë, e të cilin RTK po e transmeton ekskluzivisht.
Në finale, Majlinda e mposhti me Ippon, rusen Alesya Kuznetsova.
Xhudistja kosovare rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp. Ndërkaq, në gjysmëfinale e Majlinda e mposhti portugezen Joana Ramos.
Në finale, kampionia evropiane, botërore dhe olimpike luftoi e qetë dhe fillimisht e fitoi një wazari, kurse më pas arriti ta përplasë për dysheme rusen, duke fituar me plot meritë medaljen e artë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY