VIDEO/ Reali bën detyrën, eliminon Bayernin

VIDEO/ Reali bën detyrën, eliminon Bayernin

44
0
Shares

Real Madridi ka mposhtur Bayernin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ardhshme.
Pas fitores 1 me 2  në ndeshjen e parë, Bayerni pas 90 minutave fitoi me të njëjtin rezultat për ta çuar ndeshjen në shtesë.
Golat në kohën e rregullt i shënuan Lewandowski dhe një autogol i Ramosit për Bayernin dhe Ronaldo për Realin.
Në shtesë, Bayerni nisi me një futbollist më pak pasi Arturo Vidal u ndëshkua me të kuq në fund të takimit.
Aty vendimtar u tregua ylli i Realit Cristiano Ronaldo që shënoi edhe dy herë për të kompletuar hat-trickun e tij. Golin e fundit e shënoi Asensio për të vulosur fitoren me rezultat 4 me 2, apo në rezultat të përgjithshëm 6 me 3.
Nga 6 golat e Realit, pesë të shënuar në dy ndeshjet ishin nga Cristiano Ronaldo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY